TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 22:43

“Rama ka çelur fushatën elektorale”, Arian Çani zbulon sloganin PS-së për zgjedhjet e 2025-ës!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ka çelur fushatën elektorale”, Arian Çani

Gazetari Arian Çani deklaroi se duke ftuar opozitën për të votuar rezolutën anti-korrupsion, kryeministri Rama ka hapur fushatën e tij elektorale.

I ftuar në emisionin “Now”, në “Euronews Albania”, Çani tha se Rama fton opozitën për një “marrëveshje” që opozita ende nuk po e kupton se çfarë është, ai do të tregojë përballë kombëtarëve që jo vetëm është pro SPAK-ut por edhe do që ta forcojë atë.

E para unë mendoj se kjo që bëri Rama është hapja e një fushate elektorale. Nuk mendoj se Rama është trembur, ai i ka hedhur sërish dorashkën opozitës, por duke u dhënë një lodër që këta s’e dinë se çfarë është. Mesa kuptoj unë ky do jetë slogani i Edi Ramës në zgjedhjet e 2025 që pothuajse po ndodhin tani. “Pro SPAK-ut, apo kundër tij”, Ai këtë do e shesë sikur ne jemi jo vetëm pro SPAK-ut por do e forcojmë edhe më shumë.

Rama është i vetmi që përdor një nga strategjitë e famshme të Shopenhauerit i cuili thotë “kur dikush të akuzon, ti merre akuzën, pranoje dhe ktheje në favorin tënd”, Ramsi këtë bën. Se duke qenë se këtu pushteti është vertikal, ai nuk ka presion, ndaj ai bën “cirk” me këtë. Edhe në këtë rast ai lë të kuptohet pa e thënë tamam se një gjë do e bëjmë, ne do bëjmë një bilanc të reformës, por nuk e prekim SPAK-un. Në fund do shikojmë nëse do tregohen të zgjuar dhe dinak këta të opozitës”, tha Çani!

Çani

Lini një Përgjigje