
Deputeti Agron Shehaj ka komentuar propozimin e PS për krijimin e një komisioni për të luftuar korrupsionin. Ai u shpreh se e gjitha është propagandë e Ramës.
Shehaj theksoi se Rama do të krijojë një komision që në vend që të luftojë korrupsionin, do të jetë një komision kundër SPAK. Ai theksoi se nuk ka asnjë shans të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, nëse kryeministri nuk del para drejtësisë.
“Në këto 11 vite qeverisje, ajo që ka thënë Edi Rama, nuk ka qenë ajo që ka bërë. Formalisht ka thënë të bëjmë amnistinë për njerëzit e fëmijëve, nuk bëjnë të përfshihen të korruptuarit, pas dy javësh sëmundje se ato janë të përfshira. Të tjera gjë u tha për inceneratorët, u mor para dhe ata nuk dogjënn. Edi Rama do të krijojë një komision që në vend që të luftojë korrupsionin, do të jetë një komision kundër SPAK.
Po ta lexosh thua duhet. Shqipëria është një vend më i korruptuar në Evropë. Në të gjitha vendet e lindjes që kanë hyrë në BE, kryeministrat janë përballur me mua. Shqipëria nuk ka asnjë shans që të hyjë në Bashkimin Evropian, nëse ndoshta nuk del para kësaj. Kjo është e sigurt! Ky kërkon Bashkimi Evropian. Të gjitha këto jo vetëm që nuk luftojnë korrupsionin, por janë thjesht propagandë”, tha ai për News24.
Lini një Përgjigje