
I pyetur nëse është thirrur në SPAK për dosjen CEZ-DIA, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Ai u shpreh se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.
“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën. Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.
Meta ka vijuar akuzat drejt kreut të SPAK, Altin Dumanit teksa është shprehur se përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës.
“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, u shpreh Meta për "A2 CNN".
Lini një Përgjigje