
Pallati i Sportit në Galatsi, në veri të Athinës, do të jetë vendi ku kryeministri Rama do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë në Greqi këtë të diel.
I pyetur nëse reagimi me përfshirjen e Fredi Belerit në listën me kandidatë për eurodeputetë të Demokracisë së Re provokoi si kundërpërgjigje vizitën e Edi Ramës në Athinë, kreu i diplomacisë greke Georgios Gerapteritis e ka mohuar duke thënë se është një vizitë private që udhëheqësi shqiptar ka të drejtë ta bëjë dhe se Greqia si shtet demokratik nuk mund ta ndalojë ndaj dhe nuk ngriti asnjë pengesë, madje do të japë edhe sigurinë e zhvillimit.
“Greqia nuk është pengesa për zgjidhjen e krizave apo problemeve”, ka deklaruar Gerapetriti në një intervistë për “SKAI”.
Sa i përket çështjes Beleri, ai theksoi se kapitulli i parë mbi të cilin do të vlerësohet Shqipëria është respektimi i shtetit të së drejtës dhe ajo lidhet, jo me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, por me legjislacionin evropian.
Lini një Përgjigje