TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 19:00

Në arrati dhe i dënuar për korrupsion, pse Ilir Meta ka idhull Nikola Gruevskin?

Shkruar nga Pamfleti
Në arrati dhe i dënuar për korrupsion, pse Ilir Meta ka idhull
Meta-Gruevski

Gruevski është dënuar 5 herë për korrupsion dhe kjo nuk e shqetëson Metën. Madje në një intervistë ai pranoi se ata vijojnë të kenë miqësi dhe kontakte mes tyre...

Ilir Meta ka filluar të luajë në disa forma për t’i shpëtuar kapitullimit politik dhe arrestimit nga SPAK. Pas një periudhe të gjatë qetësie, ish-presidenti doli nga binarët duke sulmuar, kërcënuar dhe anatemuar majë hekurave dhe majë kodrave.

Teksa po flitej se urdhri i arrestit ndaj tij ishte gati, Meta nuk la njeri pa sharë e kërcënuar, teksa ra në sy një dashuri e madhe e tij për ish-presidentin maqedonas Nikola Gruevski.

Fillimisht Meta ngriti lart VMRO-DMPNE, e cila kur drejtohej nga Gruevski ishte një parti pro ruse. Më pas thuajse në çdo dalje ka vlerësuar Gruevskin, i cili në fakt nuk është dhe aq për t'u vlerësuar.

Meta e vlerësoi figurën e tij, duke pranuar se e ka mik. Është folur shpesh se ka pasur miqësi mes tyre, madje kur Gruevski u arratis doli dhe emri i Metës. Ai kaloi në territorin tonë drejt Malit të Zi dhe pati zëra se u ndihmua nga një politikan i fuqishëm. Po ashtu Gruevski është dënuar 5 herë për korrupsion dhe kjo nuk e shqetëson Metën. Madje në një intervistë ai pranoi se ata vijojnë të kenë miqësi dhe kontakte mes tyre.

Maqedonia kur e mori Gruevski ishte e 94 në botë për sa i takon klimës së biznesit dhe investimeve. Në një kohë të shkurtër vajti e 10 në botë dhe e 5 në Europë pas 4 vendeve në veri. Maqedonia sot eksporton 1 milionë qengja në BE, një vend shumë më i vogël se ne. Kurse ne qengja e dhi bashkë i kemi pak më shumë se 1 milionë. Pse? Sepse ai mbështeti programin në bujqësi.

Gruevski është politikani më i suksesshëm në Ballkan sa i takon zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve të huaja. Bëri një gabim strategjik që vuri një tarak në krye të SHISH, një kushëririn e vet dhe bëri budallallëqet e veta, dhe eklipsuan të gjitha arritjet e tij. Një gjë që nuk ia fal Gruevskit është që ai ka ikur nga Maqedonia dhe ai e di. Unë kam komunikim se më dërgon librat e tij dhe kam respekt për të, por, edhe sikur të kisha mundësi ta ndihmoja do i thoja do rrish në vendin tënd të përballesh”, tha Meta.

Po pse kjo dashuri e Metës për të? Deri dje kur ai ishte president deklaronte të kundërtën: “Kam dy fjalë për miliardierin George Soros, se dëgjoja me vëmendje mikun tonë Orban kur na fliste asokohe. Na tha kini kujdes, se nuk është aq demokrat saç duhet. Dua t’i them zotit Soros, i uroj jetë të gjatë atij dhe të birit, të gëzojë miliardat e veta, por t’a dijë se Ilir Meta nuk është Gruevski”.

Cili është mesazhi që po tenton të përcjellë Meta? Po kërcënon se do të arratiset si Gruevski, apo po kërkon ndihmën e rusëve. Gruevski ishte i kapur nga Moska dhe fal tyre qëndroi gjatë në pushtet. Në burg ishte falë amerikanëve. Vetë Meta kur kërcënonte Dumanin shprehej se ai mburrej se do ta arrestojë me ndihmën e SHBA. Mos vallë Likja do ta shesë veten njësoj si Gruevski që po arrestohet politikisht apo po u dërgon mesazh amerikanëve se do hedh sytë nga Rusia. Në fakt ai është akuzuar shpesh për lidhje me Moskën dhe madje është ndër të vetmit që nuk është kritikuar kurrë nga mediat ruse dhe Moska Zyrtare. /Pamfleti

Lini një Përgjigje