TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 19:18

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat për tenderët!

Shkruar nga Pamfleti
Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat
Rama në mbledhje grupi

Sipas Open Data Albania, nga verifikimi i të dhënave për disa ditë, rezultoi që disa të dhëna nuk qëndrojnë, si dhe interpretimi i tyre nuk ka bazë...

Del sërish blof kryeministri Edi Rama. Në takimin që pati të martën me grupin parlamentar foli mbi dy orë, por duket se ka mashtruar qytetarët. Prokuroria e Tiranës e nxori blof lidhur me akuzat për dosjet e evazionit fiskal. Por sot Rama është përgënjeshtruar sërish.

Qendra studimore Open Data Albania bëri të ditur se ka gjetur disa shifra ekonomike të pasakta lidhur me tenderët dhe bizneset në fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste.

Drejtuesja e kësaj Qendre, Aranita Brahaj, thotë se disa prej të dhënave janë në të vërtetë dukshëm më të ulëta, se ato që citoi zoti Rama.

Ndërsa fliste të martën para deputetëve dhe ministrave socialistë, kryeministri Edi Rama u përpoq të hidhte poshtë me disa shifra mbi tenderët dhe prokurimet publike kritikat, perceptimin dhe dyshimet për korrupsion në këtë fushë, duke bërë krahasime me të dhëna nga viti 2012, përpara 3 mandateve të tij në qeverisje.

Ai tha se në vitet 2009-2012, që kur filloi prokurimi elektronik dhe mbahen të dhëna, “numri mesatar i operatorëve ekonomikë që fitonin tendera publikë ishte rreth 1000. Në 10 vitet e fundit, ky numër është 2500 mesatarisht në vit, dy herë më i lartë, dy herë e gjysmë më i lartë”.

Por sipas Open Data Albania, nga verifikimi i të dhënave për disa ditë nga kjo qendër studimore, rezultoi që disa të dhëna nuk qëndrojnë, si dhe interpretimi i tyre nuk ka bazë, siç është shifra për 2 mijë e 500 operatorë apo kontraktorë mesatarisht çdo vit, gjë që nuk rezulton e tillë.

Studimi

Ekipi AIS promotor të Open Data Albania, dhe krijues të databazës OpenProcurement.Al, po verifikon të dhëna statistikore të prezantuara nga Kryeministri z. Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 7.05.2024 pjesa me Statistika mbi Prokurimin Publik

Nga Fjala e Kryeministrit (transmetime minuta 1:33:00 – 1:43:00 Link Mbledhja e ministrave dhe grupit të Partisë Socialiste, fjala e plotë e Kryeministrit Rama (youtube.com).

Në vitet 2009-2012, që kur filloi, ashtu çalë-çalë, si të gjitha ato që bëheshin asokohe prokurimi elektronik dhe disponohen të dhëna të regjistruara, numri mesatar i operatorëve ekonomikë që fitonin tendera publikë ishte rreth 1000. Në 10 vitet e fundit, ky numër është 2500 mesatarisht në vit, dy herë më i lartë, dy herë e gjysmë më i lartë.

Të jetë më i hapur, më i drejtë dhe më pak i korruptuar sistemi i garave për fondet publike, ku fitojnë vetëm 1000 kompani apo kur fitojnë 2500 kompani mesatarisht në vit? E kujdes se mos thonë, “epo aq kompani kishte atëherë, sot ka më shumë”.Jo vetëm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrugët e konkurrencës, në këto 10 vite janë shtuar 6061 kompani të reja fituese tenderësh me fonde publike, të reja.

Tani të vijmë pak tek ana tjetër, te kursimi i fondeve. Si rezultat i konkurrencës meqë ka një tjetër mit të madh se përveç 5 vetave që i marrin të gjitha fondet e shtetit dhe i ndajnë me hajdutët e Rilindjes, tenderët u jepen këtyre të 5-ve gjithmonë sa është fondi limit. Në fakt, jo vetëm nuk janë 5, po janë 25 mijë subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.

Për Verifikim po na vjen në ndihmë Sistemi Elektronik i Asgjësisë së Prokurimit Publik app.gov.al konkretisht kategoria databaze OpenData e këtij Sistemi.

Në verifikim janë vetëm tenderimet publike të bëra me sistem elektronik në periudhën 2010 deri 2023 mbi vlerën 800 mijë lekë. Në vlerësim nuk janë marrë tenderët e klasifikuar sekret, të cilët nuk bëhen me procedurë të hapur dhe me akses.

Republika e Shqipërisë aplikon Sistem Elektronik për prokurimin Publik prej vitit 2010 dhe prej 2 vitesh të dhëna të sistemit janë të publikuara edhe në formatin OpenData çka ofron mundësi për akses, përdorim dhe ri-përdorim të të dhënave direkt nga Sistemi Elektronik.

Verifikim fakti statistikor nr 1.

Kryeministri: “Për mandatin e qeverisë Berisha, numri mesatar i operatorëve ekonomik që fitonin tendera publik ishte rreth 1000”.

Fact Cheking: nga ekipi që punon për Open Procurement Albania: Bazuar në të dhëna publike të Asgjësisë së Prokurimit Publik app.gov.al kategoria OpenData, katalogu për vitin 2012, numri i bizneseve (NIPT-ve) që janë listuar si fitues në tendera publik të finalizuar me Njoftim Fituesi apo Lidhje Kontrate, pa Blerjet nën vlerën 800 mijë lekë  është 876 biznese apo Numra Unik Identifikimi Biznesit NIPT.

Verifikim fakti statistikor nr 2.

Kryeministri Rama: “Në vitet e fundit ky numër (operatorësh) është mesatarisht 2500, ose dy herë e gjysmë më i lartë. Jo vetëm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrugët e konkurrencës, në këto 10 vite janë shtuar 6 061 kompani të reja fituese tenderësh me fonde publike, të reja”.

Fact Checking:  nga ekipi që punon për Open Procurement Albania: Me burim po DataBazen e tenderimeve për 2023 tё afishuar nё faqen app.gov.al, tendera tё finalizuar me fitues (njoftim fituesi apo lidhje kontrate), me vlerën mbi 800 mijë Lekё.

Në vitin 2023 vit i Qeverisë Rama, Sektori Publik ka njoftuar fitues (tendera mbi 800 mijë lek), vetëm 1 376 (NIPT-e) biznese. Rritja e numrit të bizneseve fituese në tendera krahasuar me 2012 është vetëm 1.6 herë ndërsa fondi limit i tenderuar ёshtё 2.5 herё mё shumё.

Përpunimi Statistikor i cituar nga KM Rama konsideron Biznese / Operator tё Shtuar nё Listën e Përfituesve nё Tenderim, edhe ri konfigurime BOT tё tё njëjtave Biznese/NIPT-e.

Fakt: Bashkimet e Operatorëve Ekonomik BOT, ku biznese apo NIPT-e tё caktuara, qё kanë fituar edhe mё herët kontrata dhe para publike ne tenderim, krijojnë ri konfigurim nuk janë biznese tё shtuara, nuk ka zgjerim të numrit të përfituesve në tendera.

Shembull Biznesi A dhe Biznesi B kanë fituar veç e veç tendera publik. Më tej bashkëpunojnë dhe fitojnë sё bashku njё Tender si Bashkim Operatorësh BOT. Kёtu nuk na shtohet numri i Bizneseve Kontraktore apo Përfituese, por thjesht ёshtё shtuar numri i konfigurimeve ku njё biznes apo NIPT shfaqet disa here.

Konkluzion: Konfondimi i termit Operator me  Subjekt apo Biznes Kontraktor sjell konkluzion tё gabuar mbi zgjerimin e aksesit tё bizneseve nё Kontraktim përmes Tenderimeve Publike.

Operator = Kompani Biznesi ose Bashkim i dy apo më shumë të tilla.

Biznes Kontraktor = Kompani Biznesi që ka fituar të paktën një tender si i vetëm apo në bashkëpunim me biznese të tjera.

Verifikim fakti statistikor nr 3.

Kryeministri Rama: Në fakt, jo vetëm nuk janë 5, po janë 25 000 subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.

Fact Cheking:  Duke evidentuar NIPT-e qё shfaqen nё listën e fituesve 2010 deri 2023, pёr tendera tё bёrё nё sistem elektronik, me vlerë mbi 800 mijë Leke, shfaqen autentik vetëm 3 469 NIPT-e. Lista ne Excel sipas Viteve dhe të Njëjtët për gjithë Vitet

Numri 25 000 nuk ёshtё i saktё.

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat
Numër Biznesesh (NIPT-e) Fitues për Tendera të Finalizuar në secilin vit 2010 – 2023, Sektori Publik (tendera Sistem Elektronik mbi 800 mijë Lekë)

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat

Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat
Ndryshimi me bazë vjetore (në %), Fond Limit dhe Numër Biznesesh Fituese, Tendera të Finalizuar 2010 – 2022, Sektori Publik (tendera Sistem Elektronik mbi 800 mijë Lekë)
Rama del sërish blof, si mashtroi në mbledhjen e grupit me shifrat
Renditje List e Bizneseve Fituese sipas Vlerës Totale të Fituar, Tendera të Finalizuar 2023, Sektori Publik (tendera Sistem Elektronik mbi 800 mijë Lekë) (vlerat në Lekë pa TVSH)

Lini një Përgjigje