
Tre projektligjet e diskutuara seancë plenare të mbajtur sot në Kuvend janë ratifikuar. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”” në parim u miratua me 77 vota pro dhe 10 kundër.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”” u miratua me vota 93 pro, asnjë kundër.
Projektligj “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”, u miratua me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Lini një Përgjigje