TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2024, 10:08

Grida Duma: Rama i ka ofruar një pakt opozitës për ta futur në kurth, SHBA ndërhyri të mos prekej SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Grida Duma: Rama i ka ofruar një pakt opozitës për ta futur
Rama dhe Grida Duma

Ish deputetja Grida Duma ka analizuar fjalimin e Edi Ramës gjatë mbledhjes me grupin e tij të qeverisë.

Sipas Dumës, Rama ka një pakt apo një dorë të shtrirë për një pakt me opozitën që në fakt është një kurth politik. 

'E nisëm dje dekriptimin e fjalës së gjatë të kryeministrit Edi Rama me grupin e PS-së të qeverisë së vetë, ka shtresa dhe nënshtresa për t’u dekriptuar nga ajo fjalë, ka një pakt apo një dorë të shtrirë për një pakt me opozitën apo në fakt është një kurth politik. Përfaqësuesi Bylykbashi i PD-së mbrëmë në “Top Story” pati leximin e tij duke asocuar këtë pakt ose këtë marrëveshje me 8 pika nëse do e quajmë kështu, me atë të 2017 e kryer me Bashën dhe me Ramën. Më pas diskutimin nëse SHBA ku nxorën deklaratën e tyre, duhet lexuar si një mbështetje e këtij pakti apo mosprekje e SPAK-ut vijoi si analizë mbrëmë në “Top Story” dhe e mbyllëm  duke thënë që duhet vijuar kjo analizë sepse nuk ka më pak sesa dy apo tre apo më shumë se dy apo tre shtresa.', tha ajo.

Kjo hipotezë është konfirmuar edhe nga nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, i cili tha se Rama po përpiqet të prishë ndarjen e pushteteve mes maxhorancës dhe opozitës.

Ai tha gjithashtu se kryeminsitri me ofertën e ndaj opozitës po tenton ta fusë në kurthin e tij këtë të fundit.

“Ne e faktojmë duke bërë denoncime, aferash korruptive gjigante. Skandale që plasin, procese hetimore që janë të pashmangshme, sado përpiqet drejtësia t’i shmangë. Ndërkohë që ajo u bë protesta e 6 para bashkisë së Tiranës në një aferë nga më skandalozet.

Në Itali e bën mafia, këtu e bën shteti. Dosja 5D, tregonte një sistem të frikshëm. Ne kemi këtë kryefjalë, kemi Veliajn që iu drejtua dyerve të SPAK. Duket një trajektore jo e vështirë për tu kuptuar. SPAK nuk u shpëton dot këtyre çështjeve. Është i dizenjuar për të bërë këtë. Ajo që unë pashë që dëgjova e kam lexuar në projekt-rezolutën, ishte një lloj përsëritje e ofertës së vitit 2017 e Ramës.Ishte jo propozim për PPP, por për partneritetin publik pozitë-opozitë. Rama ka një problem, është i lexueshëm. Në PD do ketë qëndrim, por si politikan, ajo që është shqetësuese është që përsëri Edi Rama po përpiqet të prishë ndarjen e pushteteve. Nuk është një paragraf, është i elaburuar dhe radiografia është e lehtë, në këto moment bankoprova është reforma zgjedhore. Edi Rama thotë unë nuk i pranoj kushtet e opozitës”-tha Bylykbashi në Top Story.

rama pakt me opozitën grida duma

Lini një Përgjigje