Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, u shpreh se me deklaratat e fundit, Rama po përpiqet të prishë ndarjen e pushteteve mes maxhorancës dhe opozitës.
Ai tha gjithashtu se kryeminsitri me ofertën e ndaj opozitës po tenton ta fusë në kurthin e tij këtë të fundit.
“Ne e faktojmë duke bërë denoncime, aferash korruptive gjigante. Skandale që plasin, procese hetimore që janë të pashmangshme, sado përpiqet drejtësia t’i shmangë. Ndërkohë që ajo u bë protesta e 6 para bashkisë së Tiranës në një aferë nga më skandalozet.
Në Itali e bën mafia, këtu e bën shteti. Dosja 5D, tregonte një sistem të frikshëm. Ne kemi këtë kryefjalë, kemi Veliajn që iu drejtua dyerve të SPAK. Duket një trajektore jo e vështirë për tu kuptuar. SPAK nuk u shpëton dot këtyre çështjeve. Është i dizenjuar për të bërë këtë. Ajo që unë pashë që dëgjova e kam lexuar në projekt-rezolutën, ishte një lloj përsëritje e ofertës së vitit 2017 e Ramës.
Ishte jo propozim për PPP, por për partneritetin publik pozitë-opozitë. Rama ka një problem, është i lexueshëm. Në PD do ketë qëndrim, por si politikan, ajo që është shqetësuese është që përsëri Edi Rama po përpiqet të prishë ndarjen e pushteteve. Nuk është një paragraf, është i elaburuar dhe radiografia është e lehtë, në këto moment bankoprova është reforma zgjedhore. Edi Rama thotë unë nuk i pranoj kushtet e opozitës”-tha Bylykbashi në Top Story.
Në një fjalim të gjatë, kryeministri Edi Rama pretendoi të martën se vendi ka nevojë për një komision të jashtëzakonshëm parlamentar me afat trevjeçar për të “luftuar korrupsionin”, duke ftuar opozitën të bashkëpunojë “për hatër të integrimit”. Disa nga udhëheqësit e opozitës e hodhën poshtë iniciativën si tentativë të maskuar për të minuar Reformën në Drejtësi, ndërsa Bardhi la një derë hapur.
Në një fjalim që zgjati më shumë se dy orë të martën, Rama tentoi të argumentojë se skandalet e korrupsionit nuk ishin përgjegjësi e tij, ndërsa u ankua për “përpjekje për të helmuar publikun”. Rama pretendoi se po linçohej në injorim të fakteve dhe hodhi poshtë si jopraktike sugjerimin që ai të marrë përgjegjësi politike mbi skandalet e shumta për korrupsion duke dhënë dorëheqjen, me pretendimin se Shqipëria nuk ka kapacitetin e nevojshëm administrativ për të mbijetuar pa qeveri, siç ndodh rëndom në Belgjikë.
Lini një Përgjigje