TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 07:29

'Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur!', Argita Malltezi sulmon Ramën

Shkruar nga Pamfleti
'Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë
Rama dhe Argita Malltezi

Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është pyetur mbëmjen e djeshme nëse se ajo do ti futet politikës dhe do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në mungesë të të atit i cili është dënuar nga GJKKO me arrest shtëpie.

'Sali Berisha është lideri i Partisë Demokratike. Ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën, dhe këtë ua them me plot bindje.

Nuk kam asnjë lloj aspirate për të bërë këtë lloj karriere, por nuk më ndalon të ndërmarr asnjë lloj vendimi në se duhet për të çuar përpara një angazhim politik. E vetmja gjë që më penalizon është ndoshta eksperienca që kam në prapaskenë, duke parë se çfarë angazhimi titanik kërkon qeverisja e vendit, përgjegjësia ndaj njerëzve nëse respektohen të gjithë normat ligjore.', ka thënë Malltezi.

Ajo gjithashtu ka komentuar edhe paktën e Edi Ramës për të bërë paqe me opozitën.

'Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur.', tha ajo.

 

argita malltezi rama

Lini një Përgjigje