
I ftuari i fundit në podkastin “Të pashoq” është Pano Soko. Ai ka folur mbi aktualitetin politik dhe sidomos reformën në drejtësi. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit, Soko ka zbuluar se politika po bëhet bashkë kundër drejtësisë së re. Ai komentoi zhvillomet nga grupi i PS ku u propozua bashkim politik kundër korrupsionit.
-Pse zgjodhi këtë moment?
Sepse i gjithë thelbi të pjesës së parë ishte se Ram po e ndjen se po i afrohet SPAK-u.
-Rama personalisht?
Po po. Tani çështjet janë on top. Teksa në 2017 ne flisnim për peshqit e mëdhenj, tigani është në zjarr tani dhe peshqit do futen aty të gatuhen.
-Atij i kanë rënë shumë peshq në tigan.
Ai konsideron Eironin si peshkun më të madh, por unë nuk e shoh të ndarë nga Dako, Ahmetj, etj. Aty kanë qenë njësoj. Këta janë poshtë Ramës. Unë shoh Ramën të parin. Duke qenë se SPAK ka shkuar te ky nivel, iku Ahmetaj, kemi Bllukun, Beqjan, Gjiknurin, etj, kemi të bëjmë me hilen politike të një partie.
Do të duhej të vendoste një mur të plotë mes tij dhe pjesës jetër. Ju do goditeni, mos kërkoni mburojë. Ka atë shprehjen se nëse këkron mbrojtje, ti je i fajshëm sepse e vërteta të mbron vetë.
-Ai shet për të shpëtuar veten?
Ai po i jep SPAK mundësi të shkojë kudo dhe ka thënë se nga PS nuk do ketë pengesë, jeni të mirëserdhur. Ky ësht elementi i parë. Elementi i dytë që u përmend ishte një rezolutë.
-Po një rezolutë për qeverisjen 2030.
Kjo ishte që Rama u kujdes ta proklamonte, por në fakt nëse ju e keni analizuar më thellë aty ka një tentativë, që nuk është e tanishme. Ka pasur tentativa për ta prezantuar dhe më parë, që ka të bëjë me një alternim me 3 pushtetëve, në luftën atikorupsion dhe propozohet një komisioni posaçëm që do të monitorojë institucionet dhe ky komision do ketë tagra të propozojë ndryshime ligjesh.=
-Kush është qëllimi?
Pse në 7 maj u mblodh Ram. Ishte ditë e zakonshme, e u quajt ditë solemne dhe na duhje të mblidhemi pozitë dhe opozitë për të ristrukturuar reformat?
Lini një Përgjigje