
Në pjesën e dytë të podkastit “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, është i ftuar deputeti i PD-së Sajmir Korreshi i cili ka folur për aktualitetin politik në vend, prapaskenat brenda opozitës dhe jetën parlamentare.
Korreshi gjithashtu ka zbuluar dhe prapaskenat që luhen që luhen mes Rithemelimt dhe Mazhorancës, të drejtuara nga Berisha dhe Rama. Ai u ndal dhe te kriza në PD.
-Çfarë po ndodh brenda opozitës? Ka diçka që nuk shkon si ai motori i makinës në dimër që nuk ndez.
Patjetër që opozita ka problemet e saj. Një ndër fajtorët e situatës patjetër është opozita. E gjitha duhet të ishte bashkë dhe të fitojë besimin e njerëzve. Ky është gabimi kryesor sepse njerëzit nuk na shohin si alternativë qeverisëse, sepse nuk mënyrë tjetër se si po qeverisemi. Populli duhet të ishte në këmbë për çdo hajdutëri dhe ato lekë që vidhen janë të taksapguesve. Nuk është vetëm se deputeti po merr rrogën nga taksat tona, por kur kërohet të ngrihen në këmbë...
-Ju jeni ndër të paktët në radhët e opozitës që keni një raport më të afërt me të vërtetën. U duk sikur u bashkuat Rithemelimi me pjesën tjetër, jashtë ka mbetur Basha. Ka vërtet një bahskim, por pse nuk po ndez.
Ka një diçka që flitej për bashkim mekanik, por është si punë e filxhanit që thyhet, ato vragat mbeten. Duhet punë sa të krijohet besimi mes palëve. Mënyra si rrjedhin ngjarjet prisja një situatë që të përfshiheshin të gjitha palët.
-Pretendoje shumë...
Në nga fshati kështu pretendojmë. Të gjithë njerëzit që qëndrojnë jashtë të përfshiheshin dhe kështu rikarikohej dhe partia. Do vihej në lëvizje gjithë makineria. Një gjithëpërfshirje do i jepte jetë. Kjo nuk ndodhi dhe ka lënë shijen që ne u bashkuam kaq shpejt, një pjesë, ndërsa pjesa e grupit Bardhi nuk e gjeti veten. Te protesta e 20 shkurtit pati një frymë bashkimi pastaj një apati. Pati ca procese zgjedhore dhe ne i nisim nga koka dhe futi në konflikt të gjitha palët.
Jo se nuk punohet, por shoh që nuk janë të angazhuar të gjitha strukturat. Marrim protestën para bashkisë. Nëse 61 degë që ka në rrethe.
-Këtë do ju pyesja, në bazë a ka sinkronizim me atë që ndodh?
Ka pjesë të ballkonit me zotin Berisha. Pjesa militante e PD, unë e kam thënë që patjetër Berisha ka shumicën e miltantëve, por nuk ka atë pjesën që bën diferencën në fitore. Pas zgjedhjeve të fundit ka një rënie të numrit të mbëshetësve dhe si pasojë e pëçarjes së PD.
-Po qeveria në hije?
Sikur është zbehur. Duhet ta artikulonim më shpesh.
-Tabaku është folur si emër. Është e vërtetë?
Për mendimin tim nuk lakohen emra. Dëshira është për shumë, si Jorida, Gazi, por janë subjektive se nuk pëkojnë me situatën reale.
Lini një Përgjigje