TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2024, 19:04

SPAK rindez debatin për Xibrakën, Rama sulmon Bardhin pas rihapjes së dosjes dhe u çon “mesazh” prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti

SPAK rindez debatin për Xibrakën, Rama sulmon Bardhin pas rihapjes

Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

Deputeti i PD-së, Gazmet Bardhi ka rindezuar sërish debatet për çështjen e Xibrakës, ku dyshohet se është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit, Edi Rama, Olsi Rama. Bardhi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se Rama gënjeu kur tha se ai nuk kishte bërë denoncim në SPAK, teksa deklaroi se SPAK-u e ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsi Ramës.

Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 - viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej,  sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar. SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 - viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK”, shkroi ndër të tjera Bardhi.

Lidhur me këto deklarata të Bardhit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili e quajti deputetin e PD-së, kallëzues të rremë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rama deklaroi se sa i takon çështjes që thotë Bardhi, gjithçka është nul, pasi sipas tij nuk ka prova.

Në postimin e tij, Rama i dërgojë një mesazh të qartë dhe SPAK-ut, duke i thënë që të mos merret me fjalët e Bardhit, por të bazohet në ligje dhe fakte. Më tej Rama theksoi se SPAK-u ka mundësinë të nxjerrë të vërtetën, teksa paralajmëroi drejtësinë se nuk ka rrugë të mesme në këtë çështje. 

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!  Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje