SHBA luftoi fort që Berisha të izolohej mes katër mureve dhe po ashtu Edi Ramën e futën në rreth të kuq në Uashington pas skandalit me McGonigal. Tani ambasada mbështet një pazar të pistë, i cili dihet se bëhet për të ndalur luftën antikorrupsion...
Kryeministri Edi Rama duket se ja ka dalë të bëjë për vete edhe amerikanët sa i takon planeve për të kapur drejtësinë e re. Ndonëse reforma dhe SPAK kanë qenë të paprekshme për amerikanët, sot ambasada amerikane ka bërë një reagim të habitshëm.
Dje kryeministri Rama propozoi një pakt kombëtar për të luftuar korrupsionin. Në pamje të parë duket sikur këta që na kanë vjedhur në 30 vite do t’i japin fund aferave, por në fakt fshihet një gjë tjetër. PS dhe grupet e tjera të opozitës, veçanërisht grupi i Berishës, do të ngrenë një komision parlamentar që do të monitorojë organet pavarura dhe madje do të rishikojë ligjet e reformës në drejtësi.
Por përtej kësaj, ambasada amerikane në një reagim mediatik e sheh si nismë pozitive.
“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet në reagim.
Por pse ky reagim i ambasadës? Mos valë diplomatët dhe stafi i OPDAT nuk e kanë kuptuar qëllimin e fshehtë që mban kjo nismë, apo amerikanët duan t’ia japin në tepsi drejtësinë politikës.
SHBA luftoi fort që Berisha të izolohej mes katër mureve dhe po ashtu Edi Ramën e futën në rreth të kuq në Uashington pas skandalit me McGonigal. Tani ambasada mbështet një pazar të pistë, i cili dihet se bëhet për të ndalur luftën antikorrupsion. Në fakt që kur iku Yuri Kim ambasada duket sikur nuk ekziston. Reagimet e saj kanë qenë sa për të larë gojën dhe kjo ka bërë që politika të hedhë valle. Për sa kohë në Uashington është bllokuar ardhja e ambasadorit të ri, politika e Tiranës po e shfrytëzon për të hedhur në erë reformën, por si duket vetëm “Rruga e Elbasanit” nuk e sheh. /Pamfleti
Lini një Përgjigje