TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2024, 15:47

Skenari ogurzi që fshihet pas fjalimit 2 orësh të Ramës, si synon të kontrollojë KLSH dhe SPAK me ndihmën e Berishës!

Shkruar nga Pamfleti
Skenari ogurzi që fshihet pas fjalimit 2 orësh të Ramës, si
Mbledhja e grupit të PS

Sot Rama tentoi të tregonte se e gjitha kjo bëhet në kuadër të një hapi të ri antikorrupsion, por në fakt 'lepuri fle' tjetërkund. Rithemelimi dhe mazhoranca do të ngrenë një komision bipartizan që do të ushtrojë presion ndaj SPAK, BKH dhe gjithë organeve që raportojnë në Kuvend....

Pas fjalimit 2 orësh të kryeministrit Edi Rama sot në mbledhjen e grupit, ku ishin dhe ministrat, fshihet një skenar përtej asaj, me të cilen u mburr kreu i qeverisë.

Rama mori shpatën e luftës antikorrupsion, duke promovuar arritjet dhe kërkoi bashkëpunim me opozitën për të “çrrënjosur korrupsionin”. Mirëpo 'djalli fshihet në detaje' dhe gjithë thelbi i atij fjalimi 2 orësh është rezoluta e propozuar për miratim në Kuvend.

Në këtë rezolutë, përveç ujërave që do të goditet korrupsioni, u konfirmua ajo që e kemi thënë disa herë: Rama, do të ngrejë një komision parlamentar për të kontrolluar drejtësinë dhe organet e tjera kushtetuese, pra KLSH, ILDKP, BSH, Avokatin e Popullit, etj.

Përveç kësaj, Rama i shtriu Berishës dorën e bashkëpunimit për të prekur dhe ligjet e drejtësisë, duke tentuar të krijojnë një mburojë përballë asaj që po vjen falë SPAK.

Kuvendi angazhohet: Të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare (veçanërisht me partnerët strategjik, BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë”, thuhet në një nga pikat e rezolutës, që është dhe pika kyçe.

Pamfleti” e paralajmëroi që pak kohë më parë një skenar të tillë. I pari që dha sinjalet ishte Eduard Shalsi, i cili në një intervistë pranoi se po ideohej ngritja e një komisioni që do të monitorojë organet kushtetuese që raportojnë në Kuvend.

Sot Rama tentoi të tregonte se e gjitha kjo bëhet në kuadër të një hapi të ri antikorrupsion, por në fakt lepuri fle tjetërkund. Rithemelimi dhe mazhoranca do të ngrenë një komision bipartizan që do të ushtrojë presion ndaj SPAK, BKH dhe gjithë organeve që raportojnë në Kuvend. Fakti që nga Rithemelimi nuk foli askush, tregon qartë se plani është bërë gati.

Me pak fjalë nuk kemi luftë antikorrupsion, por kapje të institucioneve për të mos lejuar ndëshkimin e të korruptuarve, ose për të dërguar para drejtësisë vetëm ata që do partia. Dhe në këtë skenar ogurzi, Rama dhe Berisha duket se janë sërish bashkë. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje