TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 19:28

Plani ogurzi i Edi Ramës, si po projekton të kontrollojë SPAK-un dhe institucionet e pavarura!

Shkruar nga Pamfleti
Plani ogurzi i Edi Ramës, si po projekton të kontrollojë SPAK-un
Edi Rama

Plani është që të ngrihet një komision ad hoc, i cili do të kontrollojë institucionet që varen nga Kuvendi, përfshirë dhe SPAK...

Konfirmohet plani ogurzi i Edi Ramës. Lulzim Basha pak ditë më parë paralajmëroi se po gatuhet një skenar për të vënë nën kontroll drejtësinë dhe sot deri diku kjo gjë është pranuar nga mazhoranca.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka pranuar se do të ketë një ridimensionim të Kuvendit. Ai do të jetë në krye të grupit të punës së PS në Parlament për të skanuar punën e Kuvendit, jo vetëm sa i përket burimeve njerëzore por edhe të funksionimit të strukturës në këtë institucion.

Kjo strukturë e socialistëve do të ketë në përbërje të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare, me qëllim përmirësimin e jetës parlamentare në kuadër të integrimit.

Por lepuri fle diku tjetër. Mësohet se plani është që të ngrihet një komision ad hoc, i cili do të kontrollojë institucionet që varen nga Kuvendi, përfshirë dhe SPAK. Vetë Shalsi u pyet sot nga gazetarët dhe nuk e mohoi si skenar, duke konfirmuar se plani është që të kontrollohen organet e drejtësisë, ILDKP, organet e vetingut, KLSH dhe të gjitha organet e tjera që janë kërcënim për mazhorancën.

Jemi në një proces në finalen e të cilit do të dalin disa konkluzione dhe do të thonë strktura organizative e kuvendit siç është, është në rregull, opsioni A po themi. Mund të jetë një opsion B, që kjo strkturë nuk është efikase siç është, do të shtohet diçka, të rimodelohet diçka, do të duhet të përshtatet diçka tjetër në mënyrë që të bëhet puna më efektive. Jane opsione të cilat në finale të procesit do të ketë një vendimarrje politike”, tha ai.

Por ajo që e bën më të rëndë situatën është se PS duket e vendosur të vijojë e vetme nëse demokratët nuk pranojnë të bëhen pjesë e këtij riorganizimi.

Kambanat e alarmit duhet të fillojnë të bien, pasi Kuvendi mund të ushtrojë presion ndaj SPAK, prokurorive dhe ndaj çdo organi tjetër të pavarur. SPAK ka filluar të godasë ashër dhe socialistët duket se janë në panik prangash. Prandaj kanë vendosur të shpikin një model për të vënë nën thundrën e tyre SPAK. /Pamfleti

Lini një Përgjigje