TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 19:14

“Ke zgjedhur rrugën e frikacakut”, Berisha ‘kërcënon’ Ramën nga dritarja: Për votën, do t’i marrim kokën çdo armiku

Shkruar nga Pamfleti

“Ke zgjedhur rrugën e frikacakut”, Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur fjalimin e radhës nga dritarja e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është rikthyer te retorika e vjetër, teksa paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos e prekë votën në zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij do të ketë pasoja.

Ndër të tjera Berisha akuzoi Ramën se në zgjedhjet e shkuara ka përdorur mercenarë dhe grupe të organizuara kriminale në institucionet për të vjedhur votën, gjë që sipas tij nuk do të lejohet më nga opozita.

“Po bëhen mbi tre javë që ju çdo natë lini çdo gjë dhe mblidheni këtu për të dhënë mesazhin e luftëtarit të pamposhtur, e qytetarit dinjitoz, e misionarit të vërtetë se do të shpëtojmë Shqipërinë, se diktatura e krimit, drogës dhe vjedhjes nuk do të mund të sundojë më gjatë në Shqipëri.

Të gjitha zhvillimet e shpejta kanë pasur dhe kanë një shkak themelor: Edi Rama, i cili qëndron në pushtet mbi votën e vjedhur, mbi vullnetin e shtypur, mbi vullnetin e kontrolluar të qytetarëve shqiptarë, e kuptoi, e realizoi se me Sali Berishën, me PD-në, zgjedhje të tjera nuk do të mund të bënte kurrë në jetën e tij. Ka pasur kohë që kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh, është përballur me banda, por ajo kohë, në atë kohë kjo parti doli me një moto: kush prek votën, prek kokën! Edi Rama e mbante mend atë kohë, Edi Rama e kuptoi se ne për votën ishim dhe mbetemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Se ne për votën, kemi vetëm himnet e lirisë. Se ne për votën, do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë. Edi Rama, Rruga e Shpresës, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar, të kanë dënuar ty për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit. Ke zgjedhur rrugën e burracakut, e hajdutit, e frikacakut.

Ke përdorur mercenarë, ke përdorur grupe të organizuara kriminale në institucionet tua. I ke ndërsyer ata si cackej kundër opozitës. Por opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë. Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të jetuar me dinjitet dhe në liri. Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të pasur në dorë fatin e tij dhe të vendit të tij. Kjo është një betejë e të gjitha betejave”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje