
Me krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ministri Blendi Gonxhe ka zgjedhur që këtë dikaster ta drejtojë me të njëjtët bashkëpunëtorë që ka punuar në Drejtorinë e Transportit Rrugor.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, zv/ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Lira Pipa, e cila më parë ushtronte detyrën e drejtores së kabinetit në DPSHTRR.
Kush është Lira Pipa?
Lira Pipa ka lindur në Tiranë, më 24 Qershor 1991. Gjatë viteve 2009 – 2012, kryer studimet pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës dega Administrim Biznesi. Më pas gjatë viteve 2012 – 2014, ka përfunduar me rezultate të larta studimet Master në Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës.
Gjatë viteve 2016-2019, ajo ka dhënë kontributin e saj si specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Nga viti 2019, Lira Pipa i është bashkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.
Lini një Përgjigje