TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 17:17

PL në sulm ndaj grupit të Bashës: Reforma Zgjedhore, peng i "rilindjes" dhe bishtave të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

PL në sulm ndaj grupit të Bashës: Reforma Zgjedhore, peng i

Reforma zgjedhore mbetet një ndër temat më të mëdha të debatit politik ku secila palë akuzon tjetrën për bllokim të saj. Së fundmi akuza po lëshohen edhe brenda kampit opozitar e më konkretisht ndaj grupit mbështetës të Bashës për marrje peng të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzon mazhorancën si grabitëse votash që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ai rikujton vitin 2022 kur mazhoranca rrëzoi kërkesën e PL-së për të analizuar masakrën atë që e cilësonin si masakër zgjedhore të 25 prillit 2021.

Sipas Vasilit “marrja peng e komisionit të reformës zgjedhore nga qeveria dhe bishtat opozitarë ka si qëllim asgjësimin e votës së lirë dhe pluralizmit në Shqipëri”.

“Bllokimi i qëllimshëm për plot dy vjet i Komisionit nga rilindja dhe bishtat e saj në opozitë është një atentat i qartë ndaj zgjedhjeve të lira dhe garës së barabartë zgjedhore. Opozita nuk do të pranojë kurrë një Komision farsë, që shërben si alibi për rrëmbimin e shit-blerjes të zgjedhjeve të radhës”, shkruan Vasili në reagimimn e tij.

petrit vasili reforma zgjedhore lulzim basha

Lini një Përgjigje