
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat ku foli për Reformën Zgjedhore.
Bardhi është shprehur se mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore që do të mbahet të premten në orën 10:00 është si një farsë nga ata që sipas tij bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë.
“Kuvendi ka një traditë të funksionimit të këtij komisioni. Opozita dhe mazhoranca jo thjesht duhet të kenë numra të barabartë por vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër.
Vijimi i farsës duke ripërsëritur kërpëratat e 2020 në një reformë të njëanshme zgjedhore të paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë të atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit me të njëjtat problematika”, u shpreh Bardhi.
Përfaqësimin e opozitës në këtë komision me rëndësi, Bardhi e cilësoi një përgjegjësi të madhe, por nuk dha emra konkretë për listën nga krahu i PD.
Lini një Përgjigje