TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 12:09

Lobet dhe silogjet e fuqishme që kontrollojnë politikën në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Lobet dhe silogjet e fuqishme që kontrollojnë politikën në

Po kush janë këto lobe, e që shpesh funksionojnë edhe si lozha të mbyllura?

Të gjitha sondazhet që zhvillohen në Shqipëri, reflektojnë një qasje krejt të re publike; të gjithë duan një elitë tërësisht të re politike. Një klasë të pastër që të përfaqësojë realisht shqiptarët sot.

Por në realitet, kjo jo vetëm që nuk ndoddh, por askush që kërkon të hyjë në fushën politike me një kartë apo propozim të ri, nuk çan dot. Ndesht në një mur të trashë e të lartë, njëlloj si në kështjellat mesjetare.

Çdokush që kërkon të hyjë në një parti politike nuk e lënë, kushdo që kërkon të formojë e të fuqizojë një forcë politike nuk ja del dot. Po pse ndodh kjo?

Sepse në Shqipëri ekzistojnë disa lobe të forta, të egra, të cilat kanë çimentuar pozicionet monopol, e vetëm ata mund të lëvizin në fushë. Çdo lojtar i jashtëm nuk ja del dot.

Po kush janë këto lobe, e që shpesh janë edhe lozha të mbyllura?

Ata janë shumë të thjeshta, por me një emërues të përbashkët, secila ka një qendër dominante që ndikon.

Disa janë tradicionale, e disa paksa më të reja, por gjithsesi komandohen, e nuk lënë që gjërat të lëvizin sipas një rregulli normal dialektik.

Tre lobet më të forta në Shqipëri që kanë kapur politikën dhe biznesin janë ata të vjetrat, që kanë ngulur rrënjë që në fillimet e krijimit të shtetit shqiptar. Të cilët në vitin e mbrapshtë 1913 dolën sheshit, e ku herë bashkëpunojnë e herë luftojnë me njëri-tjetrin. Por në shumicën e rasteve ata janë bashkë, sepse kanë qëllime të qarta, të cilat nuk janë në një gjatësi vale me interesat politike, ekonomike, sociale e jetike të shqiptarëve.

Këto lobe kanë qenë determinante në kohët kyçe kur janë vendosur fatet e vendit, por edhe më vonë ishin gjithmonë prezente me financimet e tyre në mbajtjen e çimentuar të një klase që e kanë nën kontroll.

I pari dhe më i rëndësishëm është lobi serb; Beogradi është qendra më e rëndësishme që ka prodhuar elitat politike të Tiranës, që siç i dimë, ka pasur në dorë një as të madh si Esat Pasha që për kohën ka qenë Zoti i Shqipërisë, e që më pas e transferuan këtë me Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e Sali Berishën. Madje edhe me Fatos Nënon, e me pasardhësin e tij Edi Rama, i cili mban lidhjet më të afërta me Aleksandër Vuçiçin.

Të gjithë krerët e Tiranës zyrtare kanë pasur adresim të fortë në Beograd, që prej fillimit të shtetit shqiptar. Por jo vetëm të krerëve, por edhe të podiumeve të dyta e të treta, që të mos lejojnë, dhe të mbikëqyrin të parët kur i dalin nga kontrolli.

Nuk është rastësi, që për shembull Beogradi hapi konsullatë në Vlorë, nga të parët. E shefi i kësaj konsullate ka qenë babai i Hysni Kapos, i cili më pas u bë ambasadori i parë i Shqipërisë në Jugosllavi në vitin 1945.

Pra jo vetëm Enver Hoxhën që Miladin Popoviçi e vuri në krye të PKSH e Dushan Mugosha e kontrollonte, por Beogradi kontrollonte edhe Hysni Kapon, edhe Koçi Xoxen, edhe Kristo Themelkon e të tjerë.

Kështu ndodhi edhe me Sali Berishën në vitin 1991, kur e sollën në krye, pikërisht lobe të diasporës dhe të CIA-s amerikane që kishte lidhje të forta në Beograd.

E duke qenë se Serbia, si shtet serioz, i ruan lidhjet e saj, ky lobim është shumë i fortë në Tiranë.

Beogradi ka pjesën e tij të rëndësishme në elitën politike, dhe nuk lejon të lëvizin gjërat jashtë kontrollit.

Si ka mundësi që Sali Berisha që e kishte vjehrrën me një lidhje të rrezikshme me UDB-në u bë i pari vendit, si është e mundur që një i afërt i familjes së Berishës, si Damir Falzliç, u shndërrua në deal-erin e pronave në Shqipëri e të biznesit? Të gjitha këto gjejnë përgjigje tek forca e lobit serb.

Po aq i fortë, në mos më shumë, është edhe lobi grek. I cili me emërimin e Anastas Janullatosit, si përfaqësuesi i tij në Tiranë, kontrollon një pjesë të madhe të politikës, biznesit dhe mediave.

Një raport perëndimor, thekson se partitë politike dhe mediat në Shqipëri, financohen në shumicën e tyre nga qarqet e Beogradit dhe Athinës, e gjatë gjithë kohës promovohen vetëm njerëzit që ata hedhin në lojë si ‘ase nën mëngë’.

A nuk ishte i tillë Aleksandër Meksi, Ylli Bufi apo Fatos Nano? Të cilët i erdhën me një listë të shkruar Ramiz Alisë. Po pse dolën ata kur në radhë kishte njerëz edhe më të mençur edhe më të arrirë intelektualisht. Si për shembull Farudin Hoxha, Ismail Ahmeti apo shumë e shumë të tjerë?

Sepse ata nuk kishin një kancelari në krah.

Përveç lobit serb dhe atij grek, ka edhe lobe të tjera, po aq të rëndësishme, po aq të fuqishme, por që nuk mbajnë të njëjtën linjë, pasi ndryshojnë. Është lobi i Soros që përfaqëson Edi Rama, e që sot është më i fuqishmi në tregun politik, i cili ka një lidhje transhendente si me lobin serb ashtu edhe me lobin grek.

Lobi i Soros është aktualisht më i fuqishmi në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai përfaqësohet nga interesa që Aleksandër Soros sot ka marrë si negociator i një grupi të madh biznesi, që vendos kontrata e koncensione. Ky grup kontrollon Edi Ramën, Aleksandër Vuçic, presidentin e Malit të Zi, Ali Ahmetin, ka ndikim të fortë edhe te Albin Kurti, etj., etj. Ky është një lob negociator.

Si një lozhë masonike që ka lidhje të forta në linja financuese, ky lob ndikon, por nuk ka qenë kurrë zotërues.

Në Shqipëri, Sorosi ka fuqi të mëdha sot sepse me Ramën e ka kapur politikën, biznesin, shoqërinë e median.

Lobi i Soros nuk është një grup i pavarur, pasi nëse do të ishte i tillë, ai do ti rrëzonte lobet serbe dhe greke, të cilat përkundrazi, Edi Rama i ka fuqizuar edhe më shumë. Shqipëria si asnjëherë tjetër është më e mbyllur se kurrë. Madje më e mbyllur se në izolimin e Enver Hoxhës, pasi atëherë kishte një shpresë, se mund të shkonim drejt Perëndimit.

Sot, me fjalë jemi drejt Perëndimit, por në realitet jemi peng i të njëjtave qarqe e silogjeve të vjetra./Pamfleti

lobe sillogje kontrollojnë politikën e tiranës

Lini një Përgjigje