TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 09:43

OSBE-ODIHR apel partive politike: Reforma Zgjedhore të mbështetet mbi pesë priorite kryesore

Shkruar nga Pamfleti

OSBE-ODIHR apel partive politike: Reforma Zgjedhore të mbështetet mbi

Zyra e OSBE-së ka reaguar për nismën e Reformës Zgjedhore.

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar sot një deklaratë ku thekson se nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore në vend përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv në një proces që tashmë ka shërbyer si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë.

Ata i bëjnë  thirrje partive politike në Shqipëri që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim.

Sipas OSBE, Rerorma Zgfjedhore duhet të mbështetet mbi pesë  priorite kryesore. 

'Prioritetet kryesore përfshijnë parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerjen e votave, sigurimin e fshehtësisë së votës, mbrojtjen e lirisë së medias dhe rritjen e efektivitetit të administratës zgjedhore.', thekson zyra e OSBE.

“Ne mirëpresim vendimin e autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike deri tani përpara zgjedhjeve.

I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

Është e një rëndësie thelbësore që të vendosen synime praktike dhe realisht të arritshme që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it dhe adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Prioritetet kryesore përfshijnë parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerjen e votave, sigurimin e fshehtësisë së votës, mbrojtjen e lirisë së medias dhe rritjen e efektivitetit të administratës zgjedhore.

Pas diskutimeve të fundit mbi këtë temë, ODIHR ka marrë një ftesë nga parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës.

Metodologjia afatgjatë e ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin një vlerësim të zbatimit të rekomandimeve të mëparshme. Misioni më i fundit i vëzhgimit i ODIHR-it në Shqipëri në vitin 2023 vlerësoi vazhdimin e rekomandimeve të Zyrës pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2021. Raportet arritën në përfundimin se tre rekomandime ishin zbatuar plotësisht, shtatë të tjera kryesisht dhe 16 të zbatuara pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar”, tha drejtori i ODIHR Matteo Mecacci.

Ndërkohë ditën e premte në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet sërish Komisioni i Reformës Zgjedhore. Në këtë seancë pritet që të miratohet plani i punës.

Kujtojmë se mbledhja e parë nuk u zhvillua për shkak të protestës së opozitës. Pjesa më e madhe e deputetëve të grupimit të Bardhit “zaptuan” sallën ku do të riktheheshin pas 2 vitesh mungesë anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të zhvilluar mbledhjen, ku do të miratohej ky kalendar pune.

Ata zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të shumicës.

Derisa të gjitha palët vijojnë të drejtojnë gishtin e akuzës nga njëra-tjetra, fati i Reformës Zgjedhore mbetet në pikëpyetje, edhe pse ndërkombëtarët insistojnë në kryerjen e saj në bashkëpunim me të gjithë aktorët.

osbe-odihr reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje