TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 22:37

Zbulohen kompetencat e ‘super-ministrisë’/ Blendi Gonxhe akses kudo, nga arsimi, punësimi e tregtia, te PPP-të dhe teknologjia

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohen kompetencat e ‘super-ministrisë’/ Blendi Gonxhe akses
Blendi Gonxhe

Zbulohen fushat e veprimtarisë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit...

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invoacionit e meriton me plot gojë të cilësohet një superministri. Rama futi Blendi Gonxhen në qeveri dhe vendosi të bëjë një eksperiment, duke bashkuar 3 dikastere të ndryshme. Sot qeveria ka caktuar fushën e veprimtarisë së kësaj ministrie dhe Blendi Gonxhe do të ketë akses thuajse kudo.

Sipas qeverisë, kjo ministri përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën makro-dhe  ikroekonomike, të tregtisë dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, me synim garantimin e një rritjeje ekonomike të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri. Miradministron burimet, harton dhe zbaton politika të integruara ekonomike në sektorët parësorë të ekonomisë, konvergimit ekonomiko-social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës e të shërbimeve për biznesin e qytetarin.

Garanton të drejtën për arsim dhe formim profesional, punësim të sigurt e të denjë; harton dhe zbaton politikat e qeverisë në fushën e zhvillimit dhe promovimit të kulturës, trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së dialogut kulturor, integrimit kulturor në familjen evropiane e botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë; synon dhe mundëson stimulimin e aktivitetet inovative, të cilat do të rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit efikas; identifikon koncepte, procese novatore dhe teknika të reja, kryen studime dhe analiza krahasuese për politikat në nivel rajonal e botëror, për të vlerësuar të dhënat në kuadër të hartimit apo zbatimit të politikave qeveritare, me qëllim hartimin e strategjive që mundësojnë zbulimin e mundësive të reja të inovacionit”, thuhet në vendimin e qeverisë

Për të qenë më të saktë, lidhur me fushën e ekonomisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ushtron veprimtarinë në këto fusha:

a) strehimin;

b) punësimin;

c) sigurimet shoqërore;

ç) arsimin dhe formimin profesional;

d) marrëveshjet e tregtisë së lirë;

dh) nxitjen e investimeve;

e) administrimin e pronës shtetërore;

ë) mbështetjen e partneritetit publik privat;

f) regjistrimin dhe licencimin e operatorëve ekonomikë;

g) shërbimin e akreditimit dhe standardizimit;

gj) mirëmbajtjen, kalibrimin dhe inspektimin e mjeteve matëse;

h) pronësinë industriale;

i) mbrojtjen e pronësisë intelektuale;

j) mbrojtjen e konsumatorëve;

k) zonat ekonomike dhe teknologjike;

l) ndihmën shtetërore dhe garancitë shtetërore.

Lidhur me fushën e kulturës:

a) harton dhe bashkërendon punën për politikat në fushën e artit e të kulturës nëpërmjet edukimit të popullsisë, rijetësimit të vlerave e të trashëgimisë kulturore, nxitjes së investimeve, publike dhe private në këta sektorë, monitorimit të mënyrës së përdorimit të fondeve publike në mbështetje të zhvillimit kulturor, edukimit në kulturë, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ruajtjes dhe vijimësisë së traditës së harmonisë fetare në kulturën shqiptare, si dhe të bashkëpunimit rajonal;

b) harton politikat mbrojtëse dhe promovuese për trashëgiminë kulturore, materiale ose shpirtërore, si dhe krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore e mbështetëse për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë artistike në përgjithësi, si dhe për të promovuar arritjet e kulturës shqiptare e për të rritur konkurrencën e produktit shqiptar kulturor përtej kufijve;

c) harton politika për ekzistencën e Shqipërisë, si një partner aktiv në organizatat ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, në fushën e artit e të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet aderimit në institucionet përkatëse;

ç) udhëheq, programon dhe mbështet veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e tendencave kulturore, artistike e letrare brenda vendit, si dhe përfshirjen e ballafaqimit të vlerave më të mira kombëtare me ato rajonale, si ato të trashëguara edhe ato bashkëkohore e krijimin e një hapësire dialogu mbarëshqiptar e të diversitetit kulturor;

d) realizon regjistrimin, mbikëqyrjen dhe monitoron respektimin e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të tjera të lidhura me to nga subjektet, personat fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike e shkencore;

dh) zhvillon politika për nxitjen e investimeve për pasuritë kulturore, siguron mbështetje financiare nëpërmjet Fondit Kombëtar të Kujdesit për Trashëgiminë Kulturore, qendrat art e zeje në shkolla, si dhe për formimin në vazhdim për të licencuarit në pasuritë kulturore materiale.

Lidhur me fushën e inovacionit:

a) synon dhe mundëson stimulimin e aktiviteteve inovative, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe bashkëpunimit efikas;

b) identifikon koncepte, procese novatore dhe teknika të reja, kryen studime dhe analiza krahasuese për politikat në nivel rajonal e botëror për të analizuar të dhënat në kuadër të hartimit apo zbatimit të politikave qeveritare, me qëllim zhvillimin dhe hartimin e analizave strategjike, që mundësojnë zbulimin e mundësive të reja të inovacionit;

c) orienton:

i. promovimin e inovacionit dhe të teknologjisë informative në shërbim të rritjes ekonomike dhe

zhvillimit;

ii. zhvillimin e bashkëpunimit përmes programeve të trajnimit/ konsulencës;

iii. konsolidimin e fondit për shërbimet inovative për përkrahje të sektorëve zhvillimorë të ekonomisë;

iv. krijimin e mekanizmave institucionalë koordinues ndërmjet shkencës, sektorit privat dhe politikëbërjes.

ç) në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, zhvillon dhe monitoron, politikat shtetërore dhe strategjitë për:

i. sigurimin e standardeve në ofrimin e shërbimeve publike;

ii. rritjen e cilësisë së shërbimeve në çdo sektor publik;

iii. lehtësimin e ofrimit të shërbimeve publike;

iv. rritjen e efektivitetit të shërbimeve për të garantuar aksesin e qytetarëve në marrjen e shërbimeve publike. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje