
Sali Berisha duket se ka filluar të mos kursejë më as kreun e SPAK Altin Dumani. Fillimisht ai sulmet i kishte kanalizuar te prokurorët e dosjes kundër tij, por si duket Berisha e kaputuar se është një lojë më e madhe.
Sot ai ishte në SPAK për të dëshmuar, ndërsa në mbrëmje doli në dritare për të sulmuar kreun e SPAK.
“Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan.
Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre. Miqtë e mi!
Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn. Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore. Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave.
Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt.
Atyre që besojnë te Damani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar”, tha ai
Lini një Përgjigje