TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 17:44

Berisha në SPAK, Lubonja: Prokuroria kontrollohet nga Rama, jemi në hijen e diktaturës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Lubonja: Prokuroria kontrollohet nga Rama, jemi në

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklartat e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi u mor në pyetje nga SPAK.

Sipas Lubonjës, Berisha ka rënë në kontraditë duke folur si për një grup kriminal ashtu dhe për një grup të terrorizuar.

“Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll. Nëse Berisha flet për të terrorizuar nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit. Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti”, ka thënë Lubonja.

Duke folur për çështjen McGonigal, Lubonja tha se është bërë një krim shumë i madh.

 

“Korruptohet një zyrtar i FBI-së dhe Mcgonigal e ka pranuar që e ka shtyrë ai këtë çështje dhe ka marrë para. Kemi një hapje të një proçesi për të shkatërruar opozitën nga vetë amerikanët. Uotergejti ishte një përgjim në kuadër të fushatës dhe Nikson dha dorëheqjen. Imagjino shkon e korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe këtu nuk ndodh asgjë”, ka thënë Lubonja.

Lubonja tha se po përballemi me një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”, ka vijuar ai më tej në intervistën dhënë për News 24.

fatos lubonja sali berisha spak

Lini një Përgjigje