TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 16:45

Blerina Gjylameti zgjidhet zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Shkruar nga Pamfleti

Blerina Gjylameti zgjidhet zëvendës Presidente e Asamblesë

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjylameti u zgjodh gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjylameti është njëkohësisht edhe kryetare e Delegacionit shqiptar.

“E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë!

Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!

Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE”, shprehet deputetja Gjylameti pas zgjedhjes Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjylameti pritet të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e mëtejshëm të parimeve dhe vlerave të Këshillit të Evropës.

blerina gjylameti

Lini një Përgjigje