
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se përfshirja e SPAK në procese të porositura politike, iu tregon shqiptarëve se në vendin e tyre nuk do të ketë ndonjëherë drejtësi.
Në një postim të bërë në Facebook, Këlliçi shkruan se Shqipëria boshatiset nga mungesa e besimit te institucionet shtetërore.
Sipas tij, ikja e 1 milion qytetarëve gjatë qeverisjes së Ramës tregon se kryeministri ka bërë pastrim etnik.
“Përfshirja e SPAK në procese të porositura politike, i demotivon shqiptarët se në vendin e tyre do të ketë ndonjëherë drejtësi.
Kur gjyqësori nënshtrohet nga diktati i pushtetit ekzekutiv, pak vend ka për besim ndaj institucioneve. Shqipëria boshatiset edhe për shkak të mungesës së besimit tek institucionet e shtetit. Në 11 vjet qeverisje, Rama i bëri Shqipërisë pastrim etnik. Ikën plot 1 milionë qytetarë.
Hera e parë në historinë e popullit shqiptar që pastrimi etnik bëhet nga një shqiptar. Prandaj sot më shumë se kurrë duhet të përkrahim opozitën dhe aksionin e saj.
E vërteta është arma më e pathyeshme në botë”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje