TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 15:17

Berisha në SPAK, Noka: Skenar i kurdisur nga Rama, ka vënë nën shenjestër opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Noka: Skenar i kurdisur nga Rama, ka vënë

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur për marrjen në pyetje nga SPAK të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Noka tha se akuzat ndaj Berishës janë një lojë e kurdisur nga kryeministri Edi Rama që po zbatohen nga prokurorët.

“Berisha tha se prokurorët nuk dinin çfarë të pyesnin, pasi ky është qartazi sulm politik. Ai vajti në SPAK dhe paniku kishte kapluar atë institucion që unë e quaj ngrehinë kriminale. Po i bën shërbim kriminal vendit. Berisha pa që atje ata nuk dinin ku ta nisnin dhe bitisnin. Edhe ata vetë e dinë që s’ka asgjë ligjore, por politike. Ajo që u pa sot qartazi është se ka një skenar ndaj Berishës, PD dhe opozitës. Kjo e kurdisur nga Rama dhe që zbatohet nga Dumani, Millonai dhe Kraja”, ka thënë Noka.

Deputeti demokrat në një intervistë dhënë për News 24 ka thënë edhe se e gjithë opozita është nën shenjestrën e SPAK pasi edhe Belind Këlliçi është vënë nën hetim.

flamur noka sali berisha spak

Lini një Përgjigje