Pasi u mor në pyetje nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha bërë një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se do të paraqitet sa herë të thirret nga SPAK dhe nga gjykata. Ai theksoi se nuk ka asnjë provë ndaj tij dhe se çdo akuzë është e bazuar mbi mashtrime.
'Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe Edi Rama do të përfundojë në galerat e historisë, bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale, SKAP, gjykatën speciale etj.', tha Berisha.
Pyetje: A do të paraqiteni prapë nëse do ju kërkohet?
Sali Berisha: Sa herë të thirrem, edhe një herë zonjë. Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem.
Ish-kryeministri Sali Berisha para masës së arrestit në shtëpi ka refuzuar disa herë ti bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Lini një Përgjigje