
Sali Berisha tregoi për gazetarët dhe disa nga pyetjet që iu bënë nga prokurorët e SPAK...
Ish kryeministri ka dalë nga SPAK pas rreth dy orësh ku u mor në pyetje si person nën hetim për aferën që ka të bëjë me ish-kompleksin “Partizani”.
Ai tregoi me detaje se çfarë ndodhi brenda SPAK. Berisha vijoi me akuzat për prokurorët, duke i cilësuar si persona që zbatojnë urdhrat politikë të kryeministrit Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët, se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”.
“Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur.
Pyetje konkrete: kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë listën. Më pyetën se çfarë pune ka bërë Malltezi. Ishin jashtë procedurës. Ke dijeni ti për ardhjen e atij gjeneralit. Ai s’ka asnjë lidhje me privatizimin. Pse u ndryshua ligji i sporteve. Në 2007 u bë të jepej me koncesion, në 2008 u rikthye te ligji i pronave.
Më pyetën për letrat me vlerë, por u përmbajta të mos i fyeja. Ai vendim doli një muaj pasi ishin paguar nga familja Begeja 90%. Në 10% që kishin mbetur, familja Begeja kishte gjithsej 5%. Jamarbër Malltezi përfitoi gjithsej 64%. Më pyeten për sportin, pse u ndryshua ligji, 2007-08. Ligji i 2005 në përputhje me ligjin e 2004. Privatizimin e klubit Partizani e nisi Fatos Nano, Blendi Klosi dhe Anastas Angjeli.
Rama është personi… nëse Berisha s’ka asnjë firmë në procesin e blerjen, ia ka një sërë firmash. Akuza që më bëhet se e ndryshova destinacionin për të favorizuar Malltezin, është njësoj si të thuash se bleva Ramën për të favorizuar dhëndrin. Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që injoroni emrin e Ramës, kur gjykata e ka dënuar.
Kur përmenda Edi Ramën aty, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Dhe i pyeta, si ka mundësi, cfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur privatizimin, ndryshimin e destinacionit në një kohë kur nuk kishte pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore, Edi Rama e kalon të gjithë klubin në zonë, firmos lejen e sheshit të ndërtimit, firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni, thoni se ka firmosur Basha. Si ka mundësi që injoroni emrin e Edi Ramës, ndërkohë që gjykata e ka gjobitur sepse nuk zbardhte lejen sa mori vesh se një nga përfituesit ishte Jamarbër Malltezi", tha Berisha.
Siç u raportua më herët, ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai ata të cilët i drejtuan sot pyetje Berishës. Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023. Kujtojmë se në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” ai nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues. Kryedemokrati akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash.
Edhe pse për më shumë se 3 javë Berisha nuk lejohet të dalë jashtë shtëpisë së tij, ai e ka gjetur mënyrën si të komunikojë me demokratët. Nga dritarja e banesës së tij, ai del e mban fjalime çdo pasdite në orën 18:00, duke bërë thirrje për protesta kundër qeverisë.
Lini një Përgjigje