TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 11:48

Sali Berisha del nga SPAK: Gjeta aty një grup të terrorizuar!

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha del nga SPAK: Gjeta aty një grup të terrorizuar!
Sali Berisha në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi u pyet për rreth dy orë për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Berisha ka zbardhur deklaratat që ka mbajtur para prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Me tone të ashpra, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve, për të cilët tha se “gjeta një atmosferë mortore” dhe ata nuk dinin çfarë të thonin.

Më tej Berisha tha se prokurorët e SPAK kanë bashkëpunuar me McGonigal.

 “Me anëtarë e grupit të strukturuar kriminal kriminal, të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkelejda Minollai e pranishme. Gjeta aty një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama, unë ne emër tuaj dhe PD deklarova si vijon: Pse jetoni në këtë terror kaq të madh? Të hysh aty hyn si ndonjë...nuk mund ta imagjinoni se ca masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me atë që parim se ai beson që çdo njeri që thirret për hetim duhet të paraqitet për tu marrë në pyetje.

Kjo ka qenë qëllimi më kryesor i amendamentit të ndryshimit të kushtetutës në 2012, ku PD bëri të mund të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve. Ua thash kam ardhur tua them në sy të demokratëve, të gjitha ato që kam denoncuar Ramën dhe grupi i strukturuar kriminal. Kam ardhur këtu thash të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, me shpifje që nuk ka asgjë të vërtetë.

Ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik, opozitës dhe ju garantoj se do merrni gjithë ndëshkimin e duhur. U tha jam këtu për të shembur piramidën, për të denoncuar aktet tuaja anti-kushtetuese, masat që vendoset kundër Berishës në shkelje të kushtetutës. Jam këtu thash për të denoncuar aktet tuaja ant-ligjore, vendimin tuaj për ti marrë pushtetin parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të paprecedentë, refuzimin e provave. Sepse provat e paraqitura nga avokatet dhje Malltezi ishin shkatërrimtare për ta.

Ata refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumente që faktojnë se kanë vepruar mbi bazën e urdhrit të Ramës. I pyeta se cili nga ju  ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtari kriminale, si grup i strukturuar me Ramën. Kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminale të që kanë bashkëpunuar. Gjeta aty një atmosferë mortore, shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin se çfarë të përgjigjeshin", -tha Berisha për gazetarët.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në SPAK si person nën hetim. Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. 

Sapo zbriti nga makina, Berisha u prit me ovacione nga deputetë dhe mbështetës të tij, të cilët janë stacionuar para SPAK. Me thirrje “Berisha, Berisha”, mbështetësit e tij e kanë duartrokitur.

Ndërkohë ish-kryeministri, në fjalën e tij para se të futej në godinën e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se beteja me krimin do të vijojë.

Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje