
Flamur Noka është një nga ithtarët e flaktë që po mbështet Sali Berishën jashtë godinës së SPAK, teksa ish-kryeministri del për herë të parë para prokurorëve të posaçëm.
Në një prononcim për mediat, Noka sulmoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.
“Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani. Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë.", tha Noka.
Sot në orën 10:00 ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku do të merret në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”. Ai doli nga banesa e tij i shoqëruar nga forca policie duke thënë një fjali të vetme: “Beteja pa kthim vazhdon!”
Lini një Përgjigje