Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.
Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK.
Berisha do të shkojë në SPAK, ndërsa thuhet se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës.
Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.
Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
SPAK kishte thirrur Berishën më 17 janar për t’u marrë në pyetje, ndërsa Malltezin më 18 janar, por më kërkesë të avokatëve mbrojtës marrja në pyetje u shty.
Ish-kryeministri u vendos në arrest shtëpie pasi theu masën e sigurisë detyrim paraqitjeje disa herë.
Lini një Përgjigje