
Për çështjen e 21 janarit duhet të merren si dëshmitarë edhe ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi.
Sipas avokatit Romeo Kara tashmë çështja do të merret në dorë nga prokurorët e SPAK duke qenë se gjykata e Strasburgut ka dalë në përfundimet se për vrasjet e 21 janarit kemi të bëjmë me një krim shtetëror
“Janë prishur provat, nga 500 gëzhoja janë gjetur shumë pak plumba. Ja vlen të thirret dëshmitar në këtë çështje edhe ish-kryeprokurorja por edhe ish-presidenti Bamir Topi i cili ndalon gjatë në këtë ngjarje në kujtimet që ka shkruajtur. Nuk janë bërë ndalimet e punonjësve të gardës me pretekstin se më 28 janar do bëhej edhe një protestë tjetër e dhunshme”, u shpreh Kara në një intervistë në Report Tv.
Sakaq ish-deputeti Arben Meçe tha se 21 janari ishte një skemë e përgatitur nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili sipas tij kishte në plan provokimin e turmës së protestuesve dhe më pas dhunimin e tyre brenda gardhit rrethues së kryeministrisë por ku pa që kjo nuk funksionoi, atëherë hapi zjarr ndaj protestuesve. Sipas Meçes vrasjet e 21 janarit janë kryer me paramandim.
Sa i takon hetimeve nga prokuroria e Tiranës, ish-deputeti Meçe tha se ky është krimi më i madh i drejtësisë që një vrasje të ndodhur nga shteti kërkon ta shtrembërojë.
Lini një Përgjigje