TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 17:25

Çështjet me rëndësi dhe sulmet, i dërguari i SHBA zbarkon në Gjykatën Kushtetuese: Keni mbështetjen tonë

Shkruar nga Pamfleti

Çështjet me rëndësi dhe sulmet, i dërguari i SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë mbështetje Gjykatës Kushtetuese në një moment delikat. Në këtë gjykatë janë duke u shqyrtuar disa çështje me rëndësi, teksa janë marrë dhe shumë vendime, duke bërë që Gjykata të jetë nën presion.

Një nga çështjet që po shqyrtohet aty është ajo e paktit me emigrantët, ndërkohë që Kushtetuesja refuzoi një ankimim lidhur me masën e sigurisë të Berishës.

Sot në zyrat e saj ka shkuar i Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, i cili u ka dhënë mbështetje gjyqtarëve.

I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të Ambasadës që mbështesin sektorin e drejtësisë në Shqipëri u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sot - një vit pasi Gjykata plotësoi numrin e anëtarëve. Z. Ëisner përgëzoi anëtarët për punën e tyre dhe përsëriti mbështetjen e SHBA për shërbimin e Gjykatës ndaj popullit shqiptar”, njofton ambasada.

Lini një Përgjigje