TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 16:31

Samiti në Shkup/ Rama zbulon detaje nga takimi Kurti-Vuçiç: Hera e parë që isha në një darkë me të dy

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Shkup/ Rama zbulon detaje nga takimi Kurti-Vuçiç:
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbulaur disa detaje nga darka e parë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Shkup ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas Ramës, komunikimi në tryezë mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte pozitiv.

Rama në konferencë për mediat, pas takimit mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe BE-së dhe ShBA-së në Shkup të Maqedonisë së Veriut, tha se në vendet e rajonit kanë harxhuar kohë dhe energji duke mos u pajtuar në terminologji për bashkëpunim ekonomik, derisa ka bërë thirrje që të shfrytëzojnë mundësinë e Bashkimit Evropian për të përfituar ekonomikisht.

“Është hera e parë që jam në një darkë me Albinin dhe presidentin Vuçiç dhe më rezulton që u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve, ashtu si kundër më rezulton se ky format e këto kërkesa që i ka sot BE-ja nga ne, për të na dhënë mundësinë që të marrim më shumë më tepër prapa në aspektin ekonomik dhe financiar, flasin vetë për atë që më ka rënë goja për gjithë këto vite. Ne të integrohemi brenda rajonit që të jemi gati kur të duhet të bëjmë një hap më tej në BE”., ka thënë Rama.

 

rama kurti vuçiç samiti në shkup

Lini një Përgjigje