
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka folur për rritjen e borxhit publik. Ai u shpreh se rritja e borxhit publik është tre herë më e lartë se ajo që përfiton Shqipëria.
Teliti tha se fondet po shpërdorohen pasi tenderat bëhen pa garë. Ai tha se ndaj borxhit ka dyshime nëse kjo është normale, pasi çdo javë janë larguar nga puna mbi 1 mijë gra nga fasoneritë.
“Borxhi publik është dyfishuar dhe për pasojë e paguajnë qytetarët. Ato shqetësime që ngre FMN me sa duket janë të vërteta. Ato para që shkojnë për inceneratorët duket se kanë dhënë dëmin e tyre. Tre herë më lartë peshon borxhi në peshore sesa rritja ekonomike. Lajm i mirë është që ka rritje ekonomike, por duhet që të preken të gjitha shtresat. Qytetarët shqiptarë nuk janë të kënaqur.
Cili është realiteti i ekonomisë shqiptare, që është rritur 1-4%. Borxhi është dyshuar, a është normal kjo gjë? Jo! Ndaj PD do vijojë denoncimet. Ne e kuptojmë vështirësinë, por jo t’i lësh në harresë shtresat, si fasoneria ku javë pas javë janë duke u larguar nga puna mbi 1 mijë gra.
Dua të theksoj se ato që rrisin ekonominë e një vendi janë investimet publike, që shpërdorohen dhe për pasojë kemi ato rrugët e lëna rrugëve. A ka mbaruar Rruga e Kombit?”, u shpreh Teliti në “News24”.
Lini një Përgjigje