TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 13:07

"S'kemi nevojë për mbështetje financiare për reformat”, Rama 'refuzon' parat e BE-së: Duam integrim në tregun europian!

Shkruar nga Pamfleti

"S'kemi nevojë për mbështetje financiare për

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët, teksa është i pranishëm në Samitin rajonal në Shkup tha se Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reformat.

Rama tha se për Shqipërinë më shumë rëndësi ka integrimi në BE dhe jo mbështetjet financiare për të bërë reformat.

“Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reformat. Nuk kemi kërkuar mbështetje financiare për reformat. Ja ku jemi sot nëse do kishim bërë gjënë e duhur, nuk do kishim nevojë të shtrëngonim rrypin e përbashkët për dicka që duhet ta kishim bërë bashkë me kohë”, tha Rama.

Rama shtoi se nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare, parashikohet që të kursehet mbi 20 milionë euro në vit.

“Pjesa më e rëndësishme e procesit, nuk janë miliarda, por integrimi në tregun e brendshëm europian. Vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët, parashikohet të mund të kursejnë mbi 20 mln euro në vit. Janë shumë të tjera që do i ndihmojnë shumë ekonomisë bizneseve”, përfundoi Rama.

samiti në shkup edi rama be

Lini një Përgjigje