TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 10:33

“S’jemi më të mirët, por meritojmë më shumë”, Rama kritika BE: Dëshpëruese që Greqia merr 400 mijë euro ndihmë çdo vit nga Unioni!

Shkruar nga Pamfleti
“S’jemi më të mirët, por meritojmë më
Edi Rama në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa vendet e tjera vetëm 130 mijë.

Dua të falënderoj miqtë tanë. Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit.
Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin. Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë.

Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt. Një nga vende fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha Rama.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Nga Kosova, po merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ndërsa nga Serbia presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu të pranishëm janë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Takimit i janë bashkuar edhe ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O'Brien dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian dhe zyrtarë të tjerë.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

edi rama liderët e ballkanit në shkup

Lini një Përgjigje