TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2024, 14:07

U shoqërua pasi protestoi gjatë homazheve për '21 Janarin', Berisha: I riu pati guxim t'i përplasë Ramës të vërtetën në fytyrë

Shkruar nga Pamfleti

U shoqërua pasi protestoi gjatë homazheve për '21

Një incident ka ndodhur teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar incidentin e ndodhur teksa kryeministri Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit kryen homazhe ditën e sotme.

Një i ri ka shkuar në bulevard dhe ka bërë thirrje kundër qeverisë.

Berisha kërkon të ndalohet terrori ndaj të riut Daniel Katana, i cili sipas tij u terrorizua nga narkobanditë, pasi me guxim ia plasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 Janarit se vetë i çuat dhe vetë i vratë.

"Stop terrorit ndaj të riut.

Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Lini një Përgjigje