
Më 27 shkurt Gjykata e Lartë do të vendosë lidhur me kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës për të kaluar dosjen e SPAK.
Kryeministri Edi Rama tha se shpreson që Gjykata e Lartë të bëjë drejtësi dhe t'ia kalojë SPAK. Gjatë fjalës së tij Rama la të nënkuptohej se ka dyshime që sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga Gjykata Europiane.
“A mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Pikëpyetja është a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen, që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga Gjykata Europiane.
Prandaj 21 janari është sa nevojë për drejtësi të drejtëpërdrejtë për krim shtetëror aq dhe motiv e pasqyrë për të kuptuar më së miri cila është detyra jonë si udhëheqës e garant politik të reformës në drejtësi”-u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje