TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2024, 09:59

13 vite nga 21 janari, Erion Braçe: Duhet drejtësi! Prokuroria e Tiranës po mban peng dosjen

Shkruar nga Pamfleti

13 vite nga 21 janari, Erion Braçe: Duhet drejtësi! Prokuroria e

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën thirrje për drejtësi për katër viktimat e 21 janarin, të cilët u qëlluan në vitin 2011 gjatë protestës të organizuar nga PS kundër qeverisë Berisha.

Braçe e quan vrasjen e katër protestuesve pushkatim pa gjyq, ndërsa thotë se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje.

Braçe thotë se Prokororia e Tiranës po  e mban dosjen peng dhe se nuk shpall as moskompetencë.

“Gjaku nuk është ujë! Gjaku nuk behet ujë! Gjaku duhet të bëhet drejtësi! 21 janari nuk është një dite e zakonshme. Është një dite e përgjakshme!

Shteti, qeveria, forca te armatosura dhe nën komande të saj, në një zinxhir urdhrash në zinxhirin komandues të shtetit, pushkatuan pa gjyq, përmes përdorimit te forcës vdekjeprurëse, katër protestues-Ziver Veizin, Hekuran Deden, Faik Myrtajn, Aleks Nikën, protestues paqësor e te pa armatosur!

Edhe ky vit nisi pa drejtësi për ta! Vjet Gjykata e të Drejtave te Njeriut, vendosi ti kërkojë drejtësisë shqiptare-hetim të plotë dhe efektiv të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje! Asgjë nuk ka ndodhur!

Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit.

Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha!

Ndërkohë; po minon çdo përpjekje ne këtë vend për te patur drejtësi të drejte, të barabartë dhe efektive! Është e thjeshte; të shkojë kush te dojë ne burg, nëse nuk hetohet zinxhiri komandues i shtetit, përfshirë ne vrasjen e katër protestuesve ne 21 janar, ky vend mund te ketë gjithçka, por jo drejtësi”, shkruan Braçe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

erion braçe 21 janari prokuroria e tiranës

Lini një Përgjigje