TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2024, 21:50

“Palët të ulen në dialog”, Korreshi: Bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore i intereson vetëm Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Palët të ulen në dialog”, Korreshi: Bllokimi i

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, gjatë një intervistë ka folur për reformën zgjedhore dhe për aksionin opozitar.

Korreshi u shpreh se opozita është e copëzuar por tani është në një rrugë të mbarë.

Më tej ai shtoi se Ramës i intereson të bllokojë reformën zgjedhore dhe se Komisionit të Reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati.

“Opozita është copëzuar, por tani jemi në një rrugë të mbarë. Ramës i intereson të bllokojë reformën zgjedhore. Komisionit të Reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati. Ne nuk e duam bashkëkryetarin e PD-së. Grupi parlamentar i PD ka platformën e vet. Gjithsecili nga deputetët ti rikthejë legjitimetin parlamentit. Në çdo moment ka mundësi që palët të ulen në dialog. Çdo gjë kalon përmes dialogut. Normaliteti në Parlament do rikthehet vetëm përmes dialogut. Basha shijet e byrekut i ka të holla”, tha Korreshi në “Ora News”.

saimir korreshi deputeti i pd

Lini një Përgjigje