
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk ka qenë e lehtë të votonte për heqjen e imunitetit për Sali Berishën në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa, ai ka kujtuar kohën kur ishte ministër Drejtësie në qeverinë e Berishës.
“Sigurisht nuk ka qenë një situatë e lehtë për mua që të vinte një moment që të votoja për heqjen e imunitetit të z.Berisha për faktin që dikur kam qenë bashkëpunëtor me të dhe një nga bashkëpunëtorët e pakët që e kam nderuar si ministër i Drejtësisë dhe nuk më vjen keq për këtë dhe nuk i kam borxh askujt. Sa kohë do të jem anëtar i atij komisioni (këshilli i mandateve dhe imuniteteve) jam peng i vendimeve të mija koherente”, theksoi ai.
Alibeaj u pyet edhe nëse kishte pasur njohje me Argita Berishën, duke dhënë këtë përgjigje: “Një herë apo dy herë mund ta kem takuar. Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me të”.
Lini një Përgjigje