Jorida Tabaku dhe Elisa Spiropali janë përplasur në distancë sa i takon drejtësisë. Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin që sulmoi Lulzim Bashën, i cili një ditë më parë akuzoi Ramën se ka kapur drejtësinë.
Spiropali u mburr se reforma nuk do të bëhej pa Edi Ramën. Por Tabaku ka replikuar duke thënë se qëllimi i vetëm i tij është t’i shpëtojë kësaj drejtësie.
“Nën këshillën e koleges fjalëshumë iu riktheva fjalës së KM në kongres dhe zbulova synimin e tij. Të shmangim Republikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na rrezikon unitetin e Partisë rreth korrupsionit për të ndërtuar Republikën Popullore Socialiste”, shprehet Tabaku.
Më herët gjatë ditës së sotme, Spiropali theksoi se Reforma në Drejtësi është flamuri i të gjitha reformave të bëra nga Partia Socialiste.
Lini një Përgjigje