TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 22:07

“Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot”, Gjekmarkaj ironizon konferencën e Lulzim Bashës

Shkruar nga Pamfleti

“Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot”, Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar konferencën e ditës së sotme të kreut demokrat Lulzim Basha.

Gjekmarkaj iu referua Bashës me emrin Muçua, ndërsa tha se sot nuk ka shpallur asnjë anëtar të PD-së të vdekur. Duke ironizuar kështu justifikimin e pak ditëve më parë të Bashës se numri anëtarëve të PD-së ka rënë pasi disa prej tyre kishin vdekur.

“Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot. Na njoftoi qerratai që kishte lindur Çeçua! Bishti i dhisë ja zbukuroi mendimet!”, shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha mbajti sot një konfernecë për shtyp, ku u ndal në disa çështje kryesore, si përplasjet brena PD-së dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore.

gjekmarkaj

Lini një Përgjigje