TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 18:28

Takim sekret me Ramën për Reformën Zgjedhore? Basha ju jep përgjigje zërave për një pakt me kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti

Takim sekret me Ramën për Reformën Zgjedhore? Basha ju jep

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me akuzat e deputetëve të opozitës, se ai kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare në Dhërmi ku kanë rënë dakord për miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore.

Lulzim Basha e mohoi një takim të tillë, teksa deklaroi se kjo histori është pjesë e mullirit të shpifjeve.

Pyetje: Deputetë të opozitës iu kanë akuzuar për një takim informal në vilën qeveritare të Dhërmiut ku jeni dakordësuar për kot të njëanshëm elektoral. Kanë qenë akuza të bëra në muajin gusht dhe janë risjellë edhe tani. Keni pasur një takim me shefin e mazhorancës?

Basha: Jo! Për kortezi meqë më pyet një zonjë gazetare, po është pjesë e mullirit të shpifjeve. Sa më shumë ta bluajmë mullirin e shpifjeve aq më pak do të merremi me çështje të vërteta. Është një gënjeshtër e pastër.

rama basha

Lini një Përgjigje