TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 17:49

Sulmi ndaj Açkës, Basha akuza Nokës dhe Bardhit: Deputetes iu hakërryen, ndërsa para Gjiknurit u sollën si miq të vjetër!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Açkës, Basha akuza Nokës dhe Bardhit: Deputetes iu

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e deputetëve të Rithemelimit, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, të cilët sulmuan Kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açka dy ditë më parë.

Basha e quajti pafytyrësi pulitke, teksa e krahasoi sjelljen e Nokës dhe Bardhit në mbledhjen e komisionit të Medias para dy ditësh me atë sot në komisionin për Zgjedhoren.

Sipas tij, ndonëse ndaj Açkës u sulën në mënyrën më barbare, me Gjiknurin u sollën sikur të ishin miq prej shumë vitesh.

Para dy ditësh iu sulën zonjave deputete, iu hakërryen, sot shikoni si sillen para Damian Gjiknurit si miq të vjetër. Shikoni ça bënë në konferencën e kryetarëve, PS e lanë të zhvillohej. Pse nuk e bllokuan konferencën? Iu ka shkuar në mendje ti pyesni pse nuk e bllokuat konferencën?

Mëngjesin e lutjeve për në Amerikë që shkojnë krah për krah me Gjiknurin e Çuçin. Kjo është pafytyrësia e politikës.. Janë fakte. Në mëngjesin e lutjeve. Kur bëhet komisioni i Açkës, sulen siç e keni parë vetë, ndërsa sot si nuse me Damianin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes. Luks për Edi Ramën. Duke ballafaquar këto fakte i qëndrojnë debatit”, tha Basha. 

basha pd

Lini një Përgjigje