TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 17:36

“Kanë nisur manovrat për të goditur drejtësinë”, Basha zbulon planin e Ramës për të kontrolluar SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë nisur manovrat për të goditur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen e tij për mediat, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij është mazhoranca ajo që po tenton të mos lejojë SPAK të bëjë siç duhet punën e drejtësisë, teks theksoi mbështetjen e plotë të PD për drejtësinë. Sipas tij roli i politikës është të jetë në dispozicion të drejtësisë.

Tani që SPAK po nis të godasë pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje prodhuar në Rumani për të kontrolluar dhe goditur SPAK e Reformën në drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të Drejtave të Njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Uroj që ky informacion të jem I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem por nëse nuk është e gabuar dhe një çështje e tillë është diskutuar këtë javë në nivelet e larta të politikbërësve socialistë dua ti siguroj ata që PD-në do ta kenë 100% në bllok kundër iniciativës së tillë.

Manovrat nuk kanë ndalur. Nëse po mendohet nga PS për tiu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK e institucioneve të drejtësisë mund të llogarisim kundërshtimin e PD. Roli i parlamentit nuk është ti mbivendoset Strukturat antikorrupsion. Roli I vetëm I politikës është ti jetë në dispozicion të drejtësisë”, tha Basha.  

basha pd rama

Lini një Përgjigje