TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 15:46

I trembet burgut? Ilir Meta sulmon SPAK: Institucion me dy standarde, zbaton urdhrat e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

I trembet burgut? Ilir Meta sulmon SPAK: Institucion me dy standarde, zbaton

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rikthyer sërish në media pas një largimi prej disa javësh nga vëmendja publike. 

I pyetur nëse i trembet  ‘goditjes’ nga SPAK, ai shprehet se nuk ka aspak frikë, teksa shton se nuk habitet pasi SPAK merr urdhra nga Edi Rama.

Sipas tij, SPAK është një institucion me standard të dyfishtë dhe se për afera të rënda ku përfshihet kryeministri Rama, nuk guxohet që t’i përmendet emri.

“Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta. Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente”, tha Meta për “News 24”.

Lini një Përgjigje